Në qendër të Malishevës ka shpërthyer një gyp i rrjetit të ujësjellësit.
Ndonëse nuk dihen shkaqet se pse erdhi deri te shpërthimi gypit, nga video e postuar në Facebook shihet se aty është krijuar një ‘fontanë’ ku rrjedh sasi e madhe e ujit.
Si pasojë e kësaj qytetarët janë detyruar të lëvizin në krahun tjetër, si dhe veturat të lëvizin me kujdes të
shtuar.