Portalet maqedonase kanë publikuar pamje nga rrahja fizike në lagjen Lisiçe, ku u ther për vdekje një 17 vjeçar.
Video është bërë nga banorët e banesave përreth, ndërsa policia më herët njoftoi se autori i vrasjes është arrestuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“35 minuta pas mesnate në SPB është denoncuar se në rrugën “Fevruarski pohod” në lagjen Lisiçe në Shkup ka pasur zënkë mes disa personave me A.T (18), i cili ka qenë në shoqëri me K.D (17), e cila më pas ka vazhduar edhe me rrahje fizike”.
“Në një moment A.T ka nxjerrur thikën dhe i ka shkaktuar plagë N.H (17), i cili me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në klinikën Nënë Tereza për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë”, thanë nga MPB./Telegrafi/