Site icon Telegrafi

Pamje nga reshjet e mëdha të shiut në Francë, raportohet për nëntë të zhdukur

Nëntë persona u raportuan të zhdukur në zonën juglindore të Francës pas reshjeve të mëdha të shiut, ndërsa 850 zjarrfikës u vunë në lëvizje të shtunën.

“Aktualisht nëntë persona gjenden të zhdukur, edhe tre të tjerë që nuk e dimë me saktësi”, tha shërbimi i zonës Alpes-Maritime.

Franca është goditur nga reshjet e mëdha kur stuhia Alex zbarkoi të enjten.

Zonat më të prekura janë kryesisht Brittany në veri-perëndim dhe Cote d-Azar, në jug-lindje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme sikurse ndërprerje të energjisë elektrike.

Disa shtëpi u shkatërruan ndërsa u shemb një urë në Saint-Martin-Vesubie. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=IijqPd0TWBQ

 

Exit mobile version