Telegrafi

Pamje nga reshjet e djeshme në Poroj të Tetovës (Video)

Reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme që kapluan rajonin e Pollogut, kanë shkaktuar rrezik për vërshime në fshatin Poroj të Tetovës.

Lexo po ashtu Reshje të mëdha të shiut në Tetovë, rrezik për vërshime në Poroj (Video)

Gjatë ditës së djeshme u vërshuan disa rrugë të fshatit, ndërsa banorët u paralajmëruan që të mos afrohen buzë lumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banorët e Porojit frikësohen nga përsëritja e përmbytjeve të majit të vitit të kaluar kur u shkaktuan dëme të mëdha në dy urat e fshatit, ndërsa dhjetëra shtëpi u mbushën nga balta dhe gurët./Telegrafi/