Pasi që uragani Irma goditi Floridën, në Miami është duke mbretëruar një atmosferë kaotike.
Pamje “apokaliptike” janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, kurse secila prej tyre tregon se me çfarë probleme serioze janë duke u ballafaquar banorët e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.
Dikur vend me miliona banorë e turistë nga e mbarë bota, sot ky vend i ngjan më shumë një vendi fantazmë. Një numër i madh i qytetarëve janë evakuuar, derisa një pjesë tjetër janë strehuar në zona më të sigurta derisa erërat e forta nuk kalojnë.
Edhe pse rreziku nuk ka kaluar, është e qartë që pasojat do të jenë të mëdha dhe se ky qytet do të ketë nevojë që të kalojë një kohë e gjatë që të rimëkëmbet.
Apartamentet luksoze dhe firma financiarë në zonën Brikel, janë shkatërruar pasi uragani Irma preku atë zonë. Brikel është “çerdhe” e gjigantëve financiarë dhe e hoteleve luksoze. Rrugët kryesore janë shndërruar në liqen të rrëmbyeshëm.
Marina Portnaya korrespondente e RT, e cila aktualisht gjendet në këtë zonë ka thënë se shirat e rrëmbyeshëm dhe uji i detit kanë vërshuar pjesën më të madhe të Miamit.
Dëmet materiale nuk raportohen vetëm për këtë pjesë të qytetit, pasi që edhe zonat tjera janë pothuajse të përmbysura ku si pasojë mbi katër milionë banorë kanë mbetur pa rrymë.
Këtij uragani nuk i ka shpëtuar as aeroporti i Miamit, që konsiderohet si më i madhi në Florida, ndërkaq meteorologët vazhdojnë të paralajmërojnë për vërshime tjera. Por, shikoni si është dukur Miami para se të prekej nga uragani. /Telegrafi/
This video shows the flooding on the streets of Miami as the city is hit by #HurricaneIrma https://t.co/TYwajXTnNF pic.twitter.com/mwGCX2mr4i
— CNN (@CNN) September 11, 2017
#Miami Ave now. El centro de #Miami
Ahora pic.twitter.com/dPyziblkkg— Nicholas S. O’Donovan (@NicoSanRT) September 10, 2017
https://twitter.com/portnayanyc/status/906916747055431682
Another flooding video #hurricaneirma #miami @nbc6 @weatherchannel @cbsmiami @wsvn @local10news @cnn
A post shared by Matthew Spuler (@matthew.spuler) on
A post shared by Matthew Spuler (@matthew.spuler) on
https://www.youtube.com/watch?v=58iT2L4VQj4