Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shpërndarë sot pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit gjatë natës i ekipit shqiptar në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.
Peleshi ka thënë se edhe pse në kushtet të vështira atmosferike, ekipi shqiptar është i vendosur për të vazhduar operacionion.
“Ka vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës operacioni i kërkim-shpëtimit. Edhe pse në kushte shumë të vështira atmosferike, ekipi ynë është i vendosur për t’iu gjendur pranë njerëzve të goditur nga fatkeqësia”, ka thënë Peleshi.
“Krenarë për punën e ushtarakëve tanë që në këto momente kaq tragjike për Turqinë mike, gjenden në frontin e parë të ndihmës dhe shpëtimit”, shton ministri. /Telegrafi/