Shumë bëjnë gjëra të rrezikshme pas timonit, por kontrolli i frenave është veprimi më i shpeshtë prej tyre.
E ky veprim në autostradë është edhe më i rrezikshëm, pasi shpejtësitë e larta e rrisin mundësinë e pasojave kërcënuese për jetën.
Pamjet e një aksidenti të fundit në Queensland të Australisë tregojnë se ai mund të kishte shkuar shumë më keq.
Kamerat kapën pamjet e një “mosmarrëveshjeje” midis një Subaru Outback dhe një Mazda3 në korsinë e djathtë.
Shoferi i Mazda-s detyrohet të përplaste frenat për të shmangur një përplasje.
Pastaj ai përmbyset në tjetrën anë dhe humb kontrollin e veturës.
Fatmirësisht, nga pamjet duket se nuk ka të lënduar. /Telegrafi/