Aksidenti i aeroplanit i kompanisë shtetërore Pakistan International Airlines, bëri që të humbin jetën 97 persona dhe vetëm dy pasagjerë të mbijetojnë.
Xhirimet nga një kamerë e sigurisë tregojnë momentin kur aeroplani rrëzohet mbi shtëpitë dhe shpërthen në flakë të mëdha, transmeton Telegrafi.
Aeroplani Airbus A320 kishte 99 persona në bord dhe u rrëzua të premten. Ai shkatërroi të paktën 25 shtëpi dhe shkaktoi zjarre dhe kaos në lagjen e banimit.
Exclusive CCTV Footage of today Plane Crash Near Karachi Airport#Breaking #PlaneCrash #Karachi #Pakistan #PIA pic.twitter.com/WXlOzLrGPm
— Weather Of Karachi- WOK (@KarachiWok) May 22, 2020
Zëdhënësi tregoi se testet e ADN-së do të kryhen për të identifikuar kufomat.
Por Meeran Yusuf, një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit të provincës Sindh, nga e cila Karachi është kryeqyteti, i tha EFE se ata besojnë se nuk kishte viktima midis banorëve në tokë.
“Asnjë banorë nuk ka raportuar se ka persona të vdekur edhe në shtëpitë ku është rrëzuar aeroplani”, tha ai. /Telegrafi/