Site icon Telegrafi

Pamje nga kryeqyteti ynë: Djaloshi gjysmë i zhveshur, i shtrirë në rrugë – edhe në temperaturat nën zero! (Foto,+16)

Foto: Ilustrim

Ndonëse temperaturat janë nën zero gradë celsius, në kryeqytetin e Kosovës, ka njerëz të cilët janë të pastrehë dhe qëndrojnë rrugëve.

Për më tepër ka të tillë që të shtrirë në rrugë, për të përfituar edhe ndonjë euro, qëndrojnë edhe gjysmë të zhveshur të shtrirë në rrugë.

Për të dëshmuar këtë, Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI), Xhabir Hamiti, ka publikuar një fotografi ku shihet një fëmijë i shtrirë në tokë – te objekti i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) – gjysmë të veshur.

Hamiti ka shkruar se ka mbi dy orë që ky fëmijë qëndron në borë dhe acar, përballë shkallëve të Postës dhe Telekomit, dhe askush nuk reagon.

“A ka mëshirë në këtë mes të shoqërisë, apo ajo është ngritur dhe nuk është më pjesë e jona. Ky fëmijë mund të jetë edhe vegël e abuzuesve, të cilët nuk kanë shpirt njeriu”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version