Site icon Telegrafi

Pamje nga Klinika e Gjinekologjisë pas shpërthimit të zjarrit

Dy nëna dhe tri foshnja janë evakuar në mesditë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike si pasojë e një zjarri.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku thuhet se Intra tavolina e cila lëshonte tym është vërejtur në kohë dhe ekipi kujdestar menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme duke bërë evakuimin e pacientëve që ndodheshin në atë hapësirë.

Sipas njoftimit, nëna dhe foshnjat ishin larguar nga aty para se zjarri të kaplonte Intra tavolinë.

Krejt kjo ka ndodhur rreth orës 11:50, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë shuar zjarrin e lokalizuar të aparatit në fjalë, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Më pas janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti.

Ekipet e policisë dhe shërbimeve teknike, të cilat dolën në vendin e ngjarjes, kanë bërë ekzaminimet e nevojshme që kërkohet në rastet e tilla.

Kjo është bërë e ditur nga QKUK-ja nëpërmjet një komunikate./Telegrafi/

Exit mobile version