Telegrafi

Pamje nga kabina e pilotit të sulmeve ajrore ndaj Houthive

Sulme të tjera u kryen sot ndaj pozicioneve të rebelëve jemenas, Houthi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë sulmuar objektiva të tjera të Houthive në Jemen.

Tashmë në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e sulmeve të forcave ajrore britanike.

Lexo po ashtu 'Spin doktori' dhe udhëheqësi kryesor i izoluar - cilët janë figurat kryesore të Houthive?

Sulmet ajrore të Mbretërisë së Bashkuar mbi pozicionet Houthive në Jemen, gjatë natës, të parë nga kabina e një aeroplani luftarak britanik.

Raportohet se 16 lokacione të ndryshme janë sulmuar nga amerikanët dhe britanikët në të gjithë Jemenin perëndimor.

Ndryshe, një zëdhënës ushtarak i Houthive tha se 73 sulmet rezultuan në vdekjen e pesë luftëtarëve të tyre dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. /Telegrafi/