Përmes një ceremonie solemne, u bë inaugurimi i Hashim Thaçit për president të Kosovës, për herë të parë në një vend ku presidenti zgjidhet nga Parlamenti e në një shtet që nuk ka sistem presidencial.
Pas intonimit të himnit të shtetit, tashmë ish-presidentja Atifete Jahjaga ia ka dorëzuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Mbroje këtë Kushtetutë të shtetit tonë…”, tha Jahjaga. Ndërsa, Thaçi tha do ta ruajë Kushtetutën e shtetit, unitetin politik dhe qytetarë.
Deputeti i VV-së, Ilir Deda ka thënë se për këtë ceremoni janë shpenzuar një milion euro.
Më poshtë mund të shihni fotografi të papublikuara më parë nga inaugurimi i Thaçit për president.