Telegrafi

Pamje nga hoteli ku po qëndron Shkëndija – Lojtarët të kënaqur me kushtet, vizitohen nga shqiptarët në Itali (Foto)

Shkëndija ka udhëtuar të martën për në Milano, ku eshët akomoduar në hotel.

Klubi shqiptar do ta luajë ndeshjen e jetës ndaj skuadrës së madhe italiane me renome botërore, Milan.

Lexo po ashtu Cuculi, Zahov dhe Alimi shpresojnë për fitore ndaj Milanit (Video)

Skuadra është duke qëndruar në Hotelin Melia Milano.

Lojtarët janë duke kaluar momente të mira në qytetin e modës dhe janë shumë të kënaqur me akomodimin, shkruan Telegrafi.

Ata janë të magjepsur me qytetin dhe bukuritë e tij dhe me entuziazëm të madh janë duke e pritur ndeshjen.

Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot ka pasur vizita të shumta në hotel nga shqiptarët që jetojnë në Itali duke i dhënë zemër skuadrës tonë kuqezi.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet rreth klubit shqiptar në Itali më të dërguar special për këtë ngjarje të madhe për sportin shqiptar.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten në  San Siro dhe deri më tani janë shitur mbi 20 mijë bileta. /Telegrafi/