Pamje shqetësuese vijnë nga Greqia, ku një gazetare ka humbur ndjenjat në mes të emisionit.
Skena është shënuar mëngjesin e djeshëm, e diel, në televizionin grek ANT1.
Në videon që noa.al sjell më poshtë, gazetarja Konstantina Klokotara, humb ndjenjat dhe rrëzohet në mes të emisionit.
Pasi gazetares i dridhen këmbët fillimisht, ajo nuk e ruan dot ekuilibrin dhe bie përtokë.
Në ndihmë të saj shkojnë dy kolegët, ku Konstantina u dërgua me urgjencë në spital.
Mësohet se aktualisht gazetarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. /javanews.al/