Telegrafi

Pamje nga grabitja e armatosur në Shillovë (Video)

Televizioni “Puls” ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të momentit të grabitjes së pompës “Puls Petrol”.

Në videot e publikuara nga KALLXO.com shihen dy grabitësit duke u futur në ambientet e pompës dhe nga aty nën kërcënimin e armëve grabisin të hollat nga arka.

Lexo po ashtu Tre të plagosur gjatë grabitjes në Shillovë

Grabitja e cila u raportua sot pak pas orës 14:00. Agresorët kishin hasur në rezistencë të qytetarëve të zonës dhe në shkëmbin zjarri kanë plagosur tre banorë.

Siç raporton “TV Puls”, qytetarët kanë arritur ta zënë njërin nga grabitësit, i cili më pas i është dorëzuar Policisë.