Telegrafi

Pamje nga gjuetia e ashpër e luanëve: 22 luanë synojnë kapjen e antilopëve në Zimbabve

Një familje nga Zimbabve ka qenë dëshmitare e një gjuetie të ashpër luanësh që synonin një tufë antilopësh në Parkun Kombëtar Matusadona.

“Takimi intensiv” i filmuar nga Simeone Lategan, është publikuar në Youtube, dhe ofron një vështrim të rrallë të fuqisë dhe saktësisë së taktikave të gjuetisë së luanëve, përcjell Telegrafi.

Videoja tregon kaosin që pasoi teksa antilopët të befasuara përpiqen të shpëtojnë nga grabitqarët që iu afroheshin.

Pavarësisht shkathtësisë së tyre, luanët me sukses arrijnë të kapin një antilopë të pafat.

“Gjatë lundrimit tonë me varkë, ne pamë elefantë, gjë që ishte vërtet mahnitëse. Megjithatë, ndërsa ne po ktheheshim, ne vëzhguam lëvizjet dhe aktivitetet në ishullin Fothergill. Pamja u qartësua kur u afruam, ishin 22 luanë në mes të gjuetisë së antilopëve”, tha Lategan. /Telegrafi/