Telegrafi

Pamje nga festa e ditëlindjes së blogeres Sara Hoxha

Sara Hoxha Foto: Instagram/sarahoxha

Sara Hoxha gjatë ditës së djeshme (e shtunë) festoi ditëlindjen e saj.

Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale, derisa ajo pranoi një sërë urimesh nga persona të ndryshëm.

Ndërkohë, në disa publikime të tjera blogerja pati rastin që të ndajë disa momente nga festa që kishte organizuar.

Foto: Instastory

Bukuroshja brune u shfaq me një veshje interesante, derisa kishte theksuar tiparet e formësuara trupore.

Në mesin e të pranishmëve nuk kishte si të mungonte as edhe Ledri Vula, që e surprizoi me një tortë gjigante.

Foto: Instastory

Hoxha u vërejt se kishte ftuar shumë shoqëri të saj, e ndërkohë edhe figura të njohur publike. /Telegrafi/