Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 598 raste me coronavirus, kurse Komuna e Ferizajt vazhdon të jetë vendi me më së shumti persona të infektuar.
Në Komunën e Ferizajt janë konfirmuar 90 raste pozitiv në COVID-19, ndërsa në karantinë vazhdon të jetë që nga data 11 prill, transmeton Telegrafi.
E nga një qytet i zhurmshëm, Ferizaj tashmë është shndërruar në një qytet të heshtur. Kjo më së miri paraqitet në një video të cilën e ka realizuar Granit Dragaqina me dron.
Ndryshe, që nga 15 prilli kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, qytetarëve u lejohet të dalin vetëm 90 minuta brenda 24 orëve./Telegrafi/