Siç raportuam edhe më herët, në komunën Karposh shpërtheu zjarri te ish-zyrat e urbanizimit ku janë djegur një numër i madh dokumentesh projektuese të kohës së kaluar të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me këtë reagoi edhe komuna e lartëpërmendur, e cila ka kërkuar nga MPB-ja që thellësisht të hetojë rastin, pasi që, sipas tyre, duket i dyshimtë.
24Vesti sjell pamje ekskluzive të vendit të ngjarjes, ku shihet qartë se zyrat janë bërë shkrumb e hi./Telegrafi/
*Foto Ilustrim