Stuhia që goditi Shkupin pasditen e sotme shkaktoi shumë dëme. Oborre e bodrume të përmbytura, rrugë përplot me ujë, degë e pemë të thyera, biznese dhe vetura të dëmtuara.
Bulevardi “Goce Dellçev” në nënkalimin e sheshit “Skënderbeu” ishte plot me ujë dhe një furgon plot me pasagjerë mbeti i bllokuar në ujë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu është bllokuar një automjet i Ndihmës së Shpejtë, në të cilën nuk dihet nëse ka pasur pacientë.
Përmbytje ka edhe në nënkalimin pranë “Hotel Continental”, si dhe janë përmbytur edhe bodrumet dhe garazhet e qendrës tregtare “East Gate Mall”.
Bashkia e Shkupit për shkak të stuhisë ka thirrur mbledhje të Shtabit të Krizave, ku janë ende diskutuar për masat që do të ndërmerren pas stuhisë./Telegrafi/