Telegrafi

Pamje nga dasma e këngëtares Albina Kelmendi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi sot (e shtunë) i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është martuar me partnerin e saj, Valon Vatajn, në një ceremoni luksoze të organizuar në një nga restorantet e njohura.

Të pranishëm në dasmën e artistes nga Peja kanë qenë edhe figura të famshme shqiptare.

Foto: Screenshot/Instagram

Në mesin e tyre janë parë familja Muqiçi, Nysreti, Merita si dhe djali i tyre, Albatriti.

Lexo po ashtu Albina Kelmendi martohet me biznesmenin e njohur shqiptar, Valon Vataj

E për të performuar, çifti duket se kanë zgjedhur këngëtarin Ymer Bajrami.

Foto: Screenshot/Instagram

Albina është shfaqur me një tjetër fustan të bardhë, gjersa tërhoqi vëmendje me elegancën dhe sharmin.

Ceremonia duket të jetë realizuar në mënyrë të veçantë, me dekor e një sallë të mahnitshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Vataj duhet vënë në pah që ka qenë i martuar më parë dhe nga ajo marrëdhënie ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram