Site icon Telegrafi

Pamje nga Cetinje e Malit të Zi – kështu e sollën Mitropolitin Joanikije në manastir

Mitropoliti Joanikije thuhet të ketë mbërritur në Manastirin e Cetinjes në Mal të Zi, siç u raportua nga mediat, me helikopter.

Dhe ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihen forcat e sigurisë që e ndjekin, pasi ai kishte zbritur nga një helikopter.

Ndryshe, që nga pasditja e djeshme, të gjitha rrugët për në Cetinje janë bllokuar dhe policia, nën pajisje të plota, po përpiqet të parandalojë që protestuesit të mos i afrohen manastirit.

Atje raportohet se janë përdorur kokteje molotovi, fishekzjarre, dhe jo vetëm – dhe policia iu përgjigj sulmeve me gaz lotsjellës.

Ndryshe, Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi më 5 shtator është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. /Telegrafi/

Exit mobile version