Forcat speciale bjelloruse qëlluan me armë zjarri drejt njerëzve në Minsk të cilët u tregonin protestuesve nga ballkoni se ku duhej të fshiheshin.
Policia speciale “fluturoi” nga veturat e policisë pranë stacionit të metrosë Grushevka, teksa protestuesit filluan të iknin.
Njerëzit nisën të bërtasin nga ballkoni i ndërtesave përreth ku të fshiheshin, dhe si përgjigje, ata iu afruan ‘koordinatorëve’ dhe qëlluan disa herë me armë zjarri.
Shoqata e Gazetarëve të Bjellorusisë njoftoi se u arrestuan dy gazetarë polakë.
Mediat raportojnë gjithashtu se një automjet goditi një polic trafiku në qendër të qytetit, por ai shpëtoi i gjallë.
Nuk dihet nëse ka ndonjë lidhje me këtë incident me protestat, transmetojnë mediat e huaja.
Protestat filluan më 9 gusht, pas shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga Alexander Lukashenko.
Që atëherë, mbështetësit e opozitës janë mbledhur në qytetet kryesore të Bjellorusisë çdo natë ndërsa policia i shpërndan duke përdorur gaz-lotsjellës, plumba gome dhe bomba shoku. /kp/Telegrafi/
Police shooting at people watching them from the windows of their own houses in #belarus #BelarusProtest pic.twitter.com/r6EI2zK5FK
— Quinsberry (⌐■_■) (@QuinsberryLodge) August 12, 2020