Site icon Telegrafi

Pamje nga bastisja në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka bastisur Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë. Nga këtu janë shoqëruar në Polici drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Bastisje ka pasur edhe në shtëpinë e Ridvan Muharremit, person ky që u raportua se është i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Bastisjet janë bërë pas publikimeve të incizimeve lidhur me aferën e “grurit dhe vajit”.

Exit mobile version