Site icon Telegrafi

Pamje nga banesa të cilës iu vu tritol në Lushnjë, familjarët: Nuk kemi probleme me asnjë!

Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur në lagjen “Gafurr Muço” në qytetin e Lushnjës.

Top Channel ka siguruar pamjet e dëmeve që ka shkaktuar shpërthimi në katin e parë të një pallati, në afërsi të derës së jashtë të banesës së Besnik Çokut.

Vëllai i tij ka folur para mediave duke thënë: “Nuk e dimë pse është vënë tritoli, nuk kemi probleme me asnjë”.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, pronari i së cilës thotë se ka pasur shumë dëme materiale, ndërsa nuk ka më tepër dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Tch/Telegrafi/ 

Exit mobile version