Telegrafi

Pamje nga ballkoni: Momenti kur policia vret burrin që hapi zjarr ndaj pjesëmarrësve në një festë në San Diego (Video,+18)

Një video drithëruese tregon momentin kur një person i armatosur është qëlluar për vdekje nga policia që tentoi për ta ndaluar atë, pasi ai hapi zjarr ndaj pjesëmarrësve në një festë në një pishinë në San Diego.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja e filmuar nga një dëshmitar në një ballkon tregon momentin kur tre policë fillojnë të qëllojnë disa herë drejt të dyshuarit.

Pas kësaj, Peter Selis, 49 vjeç, mund të shihet i rrëzuar i vdekur afër një muri pasi u qëllua nga oficerët.

Selis vrau një nënë 35-vjeçare Monique Clark dhe plagosi shtatë të tjerë, gjatë një incidenti të dhunshëm.

Policia ka thënë se dy viktima janë në gjendje kritike, por ata dhe pesë të tjerët pritet të mbijetojnë. /Telegrafi/