Në sheshet e Prishtinës, qysh nga orët e para të mëngjesit po mbretëron një atmosferë festive.
Aktivitetet për 11 vjetorin e Pavarësisë dhe parakalimi i FSK-së kanë bërë që shumë qytetarë të dalin në sheshet e kryeqytetit për përcjellur nga afër këto manifestime.
Faktor tejtër për numrin e madh të qytetarëve që kanë dalur të festojnë është edhe dita me diell dhe moti i mirë që po mbretëron këto ditë në Kosovë, raporton Telegrafi.
Nga ora 12:20 pritet parakalimi i FSK-së, për herë të parë si Ushtri e Kosovës.
Më poshtë mund të shihni fotografi të realizuara nga Telegrafi.