Telegrafi

Pamje nga asgjësimi i mijëra bimëve të kanabisit në Shkodër

Euronews Albania ka siguruar pamje nga operacioni masiv që po zhvillohet në Malësinë e Shkodrës për asgjësimin e dhjetra parcelave me kanabis sativa.

Operacioni është zhvilluar pas konstatimit të koordinatave nga avioni i Guarda di Finanza-s italiane dhe sipas informacioneve paraprake të policisë, janë asgjësuar rreth 4200 bimë kanabis.

Ndërkohë, 250 forca policore vijojnë operacionin në një terren të thyer malor.

Trafikantët kanë perdorur një teknikë duke kultivuar parcela të vogla në hapësirë të shpërndarë me nga 15-20 bimë që ishin në fazën e pjekjes.

Gjatë orëve të fundit, operacione masive janë zhvilluar në Krujë dhe në Mirditë, ku si rezultat janë vënë në pranga 4 shtetas, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. /Euronews Albania/