Policia italiane ka publikuar pamjet e bastisjes së banesave dhe më pas arrestimit të kosovarëve, Fisnik Bekaj (24 vjeçar), Dakë Haziraj (25 vjeçar) dhe Arjan Babaj të cilët dyshohen se kanë planfikuar të kryenin një sulm terrorrist në qytein Venecia të Italisë.
Pos tyre, si i përfshirë në këtë rast është arrestuar edhe një kosovar i katërt i mitur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Në banesën e të dyshuarve është gjetur armatim.
Sipas mediave italiane, kosovarët planifikonin ta hidhnin në erë urën e famshme “Rialto” të qytetit me shpresën për të vrarë qindra turistë, transmeton Klan Kosova.
Ky grup i ka thënë hetuesve, se ishte frymëzuar sidomos nga sulmi jashtë Parlamentit britanik.
Nga bisedat telefonike të përgjuara , të dyshuarit janë regjistruar duke festuar sulmin terrorist të javës së kaluar në Londër, ku Khalid Masood 52 vjeçar shkeli me veturë njerëzit që po qarkullonin nëpër urën në Londër duke vrarë tre persona dhe për ta therrur më pas me thikë policin Keith Palmer jashtë objektit të parlamentit britanik.
Dy nga të dyshuarit për pranifikimin e sulmit në Itali kanë punuar si kamerierë në Venecia, sipas gazetës lokale ” La Nuova Venezia”, kurse, një nga të dyshuarit është arrestuar në një apartament në afërsi të “La Fenice”, shtëpia historike e Operas së Venecias, transmeton Klan Kosova.