Telegrafi

Pamje nga aksioni i policisë kundër shitësve të mjeteve piroteknike në Shkup

Në tregun e Bit Pazarit ka ndodhur një aksion i policisë kundër shitësve të mjeteve piroteknike, ku ka pasur edhe një incident mes policisë dhe shitësve.

Nga pamjet e publikuara nga “TV Shenja” mund të shihet se në aksion ka pasur edhe pjesëtarë të policisë për intervenime të shpejtë.

Pritet që MPB të del me raport zyrtar në lidhje me ngjarjen.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme, MPB ka raportuar se janë konfiskuar mbi 30 mijë copë mjete piroteknike në rajonin e Bit Pazarit në Shkup në rrugën “192”, ndërsa janë arrestuar dy persona.

https://youtu.be/OOtl093akUI