Telegrafi

Pamje nga aksident i rëndë në Itali që humbi jetën një shqiptar

Pesë ditë pas aksidentit tragjik në Itali, është zbardhur identiteti i 32-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën në aksident.

Bëhet fjalë për Eduart Hoxhën i cili po shkonte drejt Giulianova dhe një Audi në drejtim të kundërt goditi veturën e tij.

Ai u ndihmua nga kolegët e tij të punës dhe vdiq pak më vonë.

Eduardi la pas dy vajza të vogla.

Ngjarja ka ndodhur Bellante Stazione në ish-rrugën shtetërore 80.

Nga mediat italiane ai mësohet se kishte lënë turnin e punës me kolegët para aksidentit dhe po kthehej në shtëpi tek gruaja dhe vajzat e tij 7 dhe 2 vjeç, që ndodhej pak kilometra nga vendi ku ndodhu aksidenti.

Makina e tij u përplas nga një Audi A2 s-line e cila e hodhi tutje për gati 50 metra. Vetura e goditi në derën e shoferit.

Kjo përplasje e frikshme, bëri që të mblidhen shumë njerëz në vendin e aksidentit, ku kolegët e tij e kanë nxjerrë nga kabina të gjallë dhe e shtrinë në asfakt për t’i dhënë ndihmën e parë.

Mjekët pasi mbërritën në vendngjarje u munduan ta sillnin në jetë, por për shkak të traumës që kishte marrë, 32-vjeçari shqiptar humbi jetën.