Site icon Telegrafi

Pamje nga ajri që tregojnë shkallën e dëmtimit të anijes cisternë, pas përplasjes me një anije mallrash në Detin e Veriut

Disa pamje nga ajri thuhet se tregojnë shkallën e dëmtimit të anijes cisternë Stena Immaculate të regjistruar në SHBA, pothuajse 24 orë pasi u përplas me një anije konteinerësh me flamur portugez të quajtur Solong.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në brigjet e East Yorkshire dhe të dyja anijet u përfshinë nga flakët, pas përplasjes, të hënën.

Ndërkohë, autoritetet, përkatësisht roja bregdetare tha se 36 persona u sollën në breg, një prej të cilëve u shtrua në spital.

Pronari i Solong, Ernst Russ, më vonë tregoi se një anëtar i ekuipazhit prej 14 personash mungonte.

Një marinar amerikan nga Stena Immaculate e ka përshkruar arratisjen e tij dramatike nga anija.

Krejt papritur, “një anije masive u shfaq”, ka thënë, duke shtuar se kishte vetëm disa sekonda për të reaguar.

Detari, i cili ka vite përvojë në det, ka thënë se ka dëgjuar britma përpara përplasjes. /Telegrafi/

Exit mobile version