Telegrafi

Pamje mbresëlënëse të ushtrisë më “të madhe në botë”, 2 milionë kinezë betohen para komandantit të tyre suprem (Foto/Video)

Ushtria kineze ka publikuar një video mbresëlënëse ku dhjetëra njësi të ndryshme janë rreshtuar gjatë një parade në provincën Hebei, ku edhe u është drejtuar me një fjalë rasti presidenti Xi Jinping.

Jingping ka porositur ushtarët që “gjithmonë të jenë të gatshëm për luftë dhe është i bindur që do të fitojnë”, si dhe shtoi se ata nuk duhet t’i frikësohen “vdekjes apo vështirësive”, transmeton Telegrafi.

Forcat e armatosura janë mbledhur në më shumë se 4 mijë lokacione në Kinë për të dëgjuar fjalimin e komandantit të tyre suprem, dhe më pas janë kthyer kah flamuri i kuq, duke u betuar se do të përmbushin të gjitha detyrat që u jepen.

Ushtria kineze konsiderohet si më e madhja në botë sa i përket numrit të ushtarëve me një total prej 2.183.000. Ushtria e këtij vendi është e ndarë në pesë degë – marinë, këmbësori, forcat ajrore, raketore dhe ato për përkrahje strategjike. /Telegrafi/