Një kuzhinier profesionist duket se është me sy mbyllur është në gjendje të përgatis specialitet e tij të preferuar, dhe këtë gjë më së miri e dokumenton videoja e publikuar më poshtë.
Ai mbylli sytë me një shami dhe kështu filloi t’i grij perimet me një precizitet të paparë, edhe pse vetëm një lëvizje më e vogël e gabuar ka mundur t’i kushtojë shtrenjtë, transmeton Telegrafi.
Videoja është filmuar në Izmir të Turqisë, kurse protagonisti është duartrokitur nga të gjithë ata që kanë pasur rastin t’i shohin pamjet.
Shumë mendonin se këtë gjë arrin pak kush ta bëjë edhe më sy të hapur e lëre më me të mbyllur, siç veproi kuzhinier turk. /Telegrafi/