Site icon Telegrafi

Pamje mahnitëse të ujëvarës 200 metërshe në Indonezi, të filmuara me dron

Pak ujëvarja janë mistike dhe dramatike sikur ajo e Madakaripura në Indonezi.

Pamjet e filmuara me dron kanë kapur pamje mahnitëse të cilat i realizoi filmbërësi spanjoll Andres Aguilera Morillas, 23-vjeç, që vizitoi ujëvarën 200 metërshe në korrik të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Droni fluturon nga një lartësi relativisht e madhe dhe zbret me shpejtësi shumë pranë ujit që derdhej nga ujëvara, duke ofruar pamje që vetëm në filma të zhanrit fantashkencë.

“Është një nga lokacionet me spektakolare që kam pasur rastin ta vizitojë. Janë skena të bukura dhe magjike”, ka deklaruar spanjolli Morillas. /Telegrafi/

Exit mobile version