Një video e pazakontë e Piramidës së Keopsit, më e madhja dhe më e vjetra nga tre piramidat pranë Gizës dhe gjithashtu më e madhja në botë, po qarkullon në rrjetet sociale.
Ajo u regjistrua nga aventurieri Alex Lang, i cili vendosi të “shëtiti” ndërtesën antike nga një paragllajder.
Lang u ngjit mbi piramidë më 14 tetor dhe kur iu afrua majës nuk u besonte syve. Ai pa një qen që endej nëpër blloqe të gurit!
“Ai po lehte pas zogjve që po fluturonin mbi kokën e tij”, tha ai, shkruan dailymail.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbetur të shtangur ndërsa media të shumta botërore kanë raportuar historinë e jashtëzakonshme.
Piramida e Gizës është 138 metra e lartë dhe e përbërë nga blloqe të mëdha guri gëlqeror, bazalt dhe graniti, kështu që shumë janë përpjekur të kuptojnë se si kafsha u ngjit në majë.
Mbetet e paqartë se si kafsha u ngjit në majë, sa kohë ishte atje dhe më e rëndësishmja – si zbriti. Videoja e Alex Lang nuk e zbulon këtë.
Ngjitja në Piramidën e Keopsit, apo ndonjë tjetër në Egjipt, është e ndaluar me ligj. Për këtë arsye, shumë turistë zgjedhin ta shohin nga një paragllajder.
Blloqet e gurit nga të cilët u ndërtua peshonin nga dy deri në katër tonë (mesatarisht 2.5, maksimumi 7.5),
Është varri i faraonit të dinastisë së katërt egjiptian, Keopsit, dhe së bashku me piramidat e Chefren dhe Mykerinus, është e vetmja mrekulli e lashtë e ruajtur e botës. /Telegrafi/