Telegrafi

Pamje mahnitëse të festës madhështore të tifozëve të Napolit, pas titullit të parë në Serie A pas 33 vitesh

Napoli është konfirmuar zyrtarisht si kampion i Serie A për sezonin 2022/23 pas barazimit ndaj Udineses të enjten mbrëma.

Fundjavën e kaluar, pritej që Napoli të fitonte titullin e tyre të parë në 33 vjet, përballë një stadiumi të mbushur në “Diego Armando Maradona”.

Megjithatë, Salernitana e prishi skenarin duke shënuar golin e vonshëm të barazimit për t’i mohuar Napolit momentin e kurorëzimit.

Të enjten mbrëma, Napoli mbërriti në “Dacia Arena” duke e ditur se një pikë kundër Udineses do të mjaftonte për të vulosur titullin.

Lexo po ashtu Napoli kampion i Italisë për sezonin 2022/2023

Por, skuadra e Luciano Spallettit bëri fillimin më të keq të mundshëm pasi Udinese kaloi në epërsi tronditëse në minutën e 13-të.

Në pjesën e dytë, Napoli doli si një skuadër krejtësisht tjetër dhe gjeti barazimin e nevojshëm në minutën e 52-të falë golit të Victor Osimhen.

Ka mjaftuar ky gol i Osimhen që të konfirmoj Napolin kampion të Italisë.

Lexo po ashtu “Lojtarëve, të gjithë tifozëve, stafit dhe familjes”, Spalletti mes lotësh tregon kujt ia dedikon titullin e Napolit

Tifozët e Napolit u mblodhën në “Stadio Diego Armando Maradona” për të dëshmuar arritjen historike të ekipit të tyre.

Ata gjithashtu festuan edhe në rrugë të qytetit dhe pamjet nga të gjitha anët janë thjeshtë mahnitëse. /Telegrafi/