Telegrafi

Pamje mahnitëse nga Gjiri i Vlorës, delfinët dhurojnë spektakël

“Vizitorë” të veçantë janë parë në Gjirin e Vlorës në këto ditë të ngrohta shkurti.

Disa tufa delfinësh kanë dhuruar spektakël në det të hapur, të cilët janë afruar shumë afër Gjirit të Vlorës.

Pamjet mahnitëse janë publikuar nga organizata SEEP e cila realizon studime të biodiversitetit detar dhe veçanërisht delfinët, peshkaqenët, breshkat, fokat e koralet.

Ndryshimet klimatike, ngrohja globale dhe rritja e temperaturave të ujit të detit sjell më tepër ushqim për delfinët.

Dalja e delfinëve në sipërfaqe vjen si rrjedhojë e ngrohjes së kohës dhe klimës së çrregullt të këtyre ditëve.

Delfinët mbeten vizitorët më simpatik të gjirit te Vlorës edhe përgjatë dimrit./Top Channel