Rajoni po përballet me mot të ftohtë dhe reshje bore. Borë ka rënë edhe në vendet bregdetare, si në Shëngjin dhe Ulqin.
Bregdeti i Ulqinit është shndërruar në një pamje piktoreske dhe mahnitëse, në këtë kohë të ftohtë dhe me borë.
Ky mot sipas meteorologëve do të mbajë deri në fundjavë.
Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, tha reshjet e borës nuk do të ndalen deri ditën e shtunë të kësaj jave, ku më pas do të ndërpriten.
Ndërkaq, sipas tij e enjtja, më 1 mars, do të jetë dita me temperaturat më të ulëta të këtij viti kalendarik në Kosovë.
Ai tha se të enjten temperaturat do të zbresin në minus 18 gradë celsius në vende kodrinore-malore, ndërsa minus 13 do të jenë në ultësira./Telegrafi/