Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video që thotë se tregon një aeroplan rus që po e ndiqte një aeroplan amerikan të zbulimit mbi Baltik.
Siç shkruan euronews, përcjell Telegrafi, një aeroplan luftarak SU-27 ka rritur shpejtësinë pasi aeroplani amerikan RC-135 u identifikua duke shkuar drejt kufirit rus, tha shërbimi për shtyp i ministrisë së mbrojtjes.
Gjithsesi, siç shkruan euronews, është e paqartë kur ndodhi incidenti.
Po sipas këtij mediumi, SHBA ka kritikuar më parë sjelljen e pilotëve rusë, duke paralajmëruar se manovrat e tyre mund të jenë të rrezikshme. /Telegrafi/