Telegrafi

Pamje horror – burri ndjeu se familja e tij po vëzhgohej nga dikush, më pas zbuloi përmes kamerave diçka që nuk do ta besonte kurrë

Një burrë ka tronditur rrjetin me një video të shpërndarë në internet me të cilën pretendon se ka kapur një “hije njeriu” në shtëpinë e tij.

“Figura hije” e kapur nga sensorët pretendohet se kishte kaluar gjatë kohës kur e gjithë familja ishte në gjumë, transmeton Telegrafi.

Në videon pesë-sekondëshe, një hije mund të vërehet derisa zbret shkallëve të shtëpisë përpara se të zhdukej.

Burri e kishte ndarë videon në rrjetin social Reddit.

“Sensori im i lëvizjes zakonisht kap rruzulla të bardha, por mbrëmë ishte ndryshe. Ai e kapi këtë ‘figurë’, ‘hije’ ose sido ta quani duke e zbritur shkallëve. Unë dhe familja ime kemi pasur një ndjenjë të vëzhgimit më parë, por kjo më tronditi. Jam i tmerruar. Ju lutem më ndihmoni”, ka shkruar ai. /Telegrafi/