Janë shfaqur pamjet nga momenti emocional kur punonjësit e spitalit duartrokitën një fëmijë katër muajsh, i cili ishte vendosur në një aspirator pasi ishte infektuar me COVID-19.
Djali i vogël, emri i të cilit nuk është zbuluar, raportohet se kontraktoi virusin vdekjeprurës dhe u shtrua në spital në 16 mars në Spitalin Rajonal të Malaga, pasi u transferua nga një spital në Marbella, përcjell Telegrafi.
Foshnja, e cila kishte nevojë për ndihmë për frymëmarrjen, tani është larguar nga ICU, me punonjësit e spitalit që e duartrokitën pasi pajisjet ishin hequr.
Një turmë mjekësh, infermierësh dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor mund të shihen duke duartrokitur dhe duke brohoritur fëmijën përmes një paneli qelqi, ndërsa aspiratori i tij ishte hequr.
Jose Camacho, kreu i ICU në spitalin spanjoll, tha që foshnja ishte përgjigjur mirë ndaj trajtimit dhe nuk kishte më nevojë për një ventilator.
Ndërkohë burime zyrtare thanë që gjendja e foshnjës është e qëndrueshme dhe së shpejti do të dërgohet në një repart normal.
Camacho tha: ‘Rastet si ky djalë, i cili nuk ka më nevojë për respirator, po na japin forcë për të luftuar virusin’.
Sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, Spanja ka regjistruar 131.646 raste të COVID-19, 12.641 vdekje të lidhura me virusin dhe 38.050 shërime.
Muajin e kaluar, mjekët paralajmëruan që fëmijët e vegjël dhe foshnjat nuk janë të sigurt nga coronavirusi.
Ekspertët thonë se infeksioni shumë ngjitës mund të përhapet ende midis fëmijëve dhe të rinjve – edhe pse të moshuarit janë më të rrezikuar. /Telegrafi/