Telegrafi

Pamje ekskluzive prej klipit të ri të Machiato Band (Foto)

Është një prej bendeve më të mira shqiptare dhe sa herë që publikojnë këngë, bëhet hit i vërtetë.

Është fjala për Machiato Band, i cili bend ka realizuar klipin e ri.

“Premtimet” titullohet projekti i ri, që pritet të publikohet ditën e diele.

“Kënga është baladë dhe jemi të kënaqur me realizimin e klipit”, ka thënë për Telegrafin anëtari i bendit, Filonid Gjikolli.

Për tekstin është përkujdesur Chipsi videon e ka realizuar produksioni “Bug Production”. /Telegrafi/