Arian Agushi ka realizuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Trim Jezerci” mban titullin kënga më e re e reperit të njohur, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, realizimi i të cilit tashmë ka përfunduar dhe pritet që të publikohet sonte rreth orës 20:00.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive që na njohin me skenat e këtij videoklipi.
Ndryshe pas këtij projekti Gold Ag ka paralajmëruar se do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarin Duli, i cili do të publikohet gjatë muajit të ramazanit, ndërsa në korrik pritet të publikohet albumi më i ri i tij./Telegrafi/