Pas një pauze të shkurtër, seriali “O sa mirë” do të nis me sezonin e ri.
Telegrafi ka siguar disa fotografi ekskluzive ku ekipa dhe aktorët e serialit më të ndjekur në vend po bëjnë provat e fundit para fillimit të xhirimeve për sezonin e ri.
Mësohet se xhirimet nisin nesër ndërsa do të ketë shumë befasi për shikuesit e shumtë që ka ky serial në të gjitha trojet shqipfolëse.
Pjesë e episodeve të reja janë edhe karakteret e “Rron prishtinalisë” dhe “Prizrenasi”, të cilët kanë munguar në sezonin e kaluar. /Telegrafi/