Reperi Capital T ka realizuar projektin e tij më të ri.
“Pare pare” titullohet kënga më e re e rep artistit, e cila do të vijë e realizuar me videoklip nga Max Production, transmeton Telegrafi.
Për Telegrafin Trimi tha se xhirimet e videoklipit tashmë kanë përfunduar dhe pritet që të publikohet brenda kësaj jave.
Kënga është e punuar nga Mixey dhe vetë reperi nën ombrellën e Authentic Entertainmet. /Telegrafi/