Milot Hasanxhekaj është ndër artistët e parë që sollën repin në Kosovë.
Ai së bashku me anëtarin tjetër të grupit “Etnon”, Genc Prelvukaj funskionojnë së bashku që nga viti 1997 kur për herë të parë filluan të kultivojnë këtë lloj të muzikës të ri për atë kohë e më të kërkuarin në ditët e sotme.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga fëmijëria e Milotit, të cilat na tregojnë një ngjajshmëri tejet të madhe me djalin e tij, Janin.
Ndryshe në aspektin muzikor, “Million” titullohet projekti i fundit që “Etnon” e sollën në muajin tetor të vitit të kaluar, ndërsa pritet që së shpejti të vijnë me një projekt të ri, të parin për këtë vit. /Telegrafi.