Site icon Telegrafi

Pamje ekskluzive nga fëmijëria e Gjikos (Foto)

Gjiko sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 25-të.

Reperi emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli me projektet e tij të veçanta ka arritur të fitojë zemrat e publikut duke u radhitur në mesin e më të pëlqyerve në vitin 2015-të.

Disa fotografi ekskluzive të artistit të siguruara nga Telegrafi tregojnë se ai skenën e ka prekur që i vogël dhe ngritja e tij sot nuk është e rastësishme.

Ndryshe reperi vitin e përmbylli me këngën “Ashiqare”, të cilën e solli vetëm në version audio ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me projektin e radhës me të cilin do të nis vitin 2016-të.

Në këto fotografi së bashku me Gjikon është edhe vëllau i tij, Arbëri, producenti i njohur që në publik njihet si Big Bang./Telegrafi/



Exit mobile version