Këto fotografi të jashtëzakonshme, tregojnë më së miri se çfarë aktivitetesh janë zhvilluar brenda apartamentit ku janë krijuar bomba artizanale nga tre xhihadistët, që kishin planifikuar të hedhin veten në ajër në aeroportin e Brukselit dhe në sistemin e metrosë së qytetit.
Një banesë pothuajse e shkatërruar në qytetin Scharbee,k ishte përdorur nga vëllezërit Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui dhe mjeshtri i bombave artizanale Najim Laachraoui, të cilët vranë 31 persona kur shpërthyen valixhet e mbushura me eksploziv gjatë të martës, transmeton Telegrafi.
Fotografitë që janë shkrepur nga policia dhe njësitet anti-terror, gjatë një bastisjeje të kryer pas shpërthimeve që tronditën Belgjikën, tregojnë se si kishin thyer me dhunë derën për tu futur brenda.
Detektivët kanë pranuar para medieve se kanë gjetur bomba të pashpërthyera, flamuj të ISIS dhe disa produkte kimike që përdoren për krijimin e lëndëve shpërthyese.