Studiuesi Bajram Mjeku ka siguruar një foto të rrallë të vitit 1880. Në këtë fotografi janë disa ushtarë shqiptarë të Perandorisë Otomane, që janë dekoruar nga sulltani për heroizmin në luftë me Greqinë.
“Në këtë fotografi është Batalioni shqiptar i Prizrenit, i cili vepronte në kuadër të Perandorisë Osmane. Ushtarët shqiptarë dallohen mirë me uniformë të Ushtrisë turke dhe me plisa mbi kokë”, thotë Mjeku.
Fotografia nuk dihet kur është realizuar, pasi nuk ka datë, por supozohet të jetë shkrepur rreth vitit 1880.
“Në medaljen lartë fotografisë në anën e djathtë, shkruan se Sulltani dekoron Batalionin e Prizrenit, i cili është shquar për heroizëm në luftë me Greqinë. Teksti është shkruar në Osmanishten e Vjetër dhe deshifrimin e ka bërë dr. Sadik Mehmeti, ligjërues në Degën e Arkivistikës në UP”, shton Mjeku. /Telegrafi/